Harron aferat korruptive/ Ish ministri i skandaleve fushatë në krah të Ramës

Shqipëria

Harron aferat korruptive/ Ish ministri i skandaleve fushatë në krah të Ramës

Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:36
Edi Rama dhe Damian Gjiknuri

Kryeministri Edi Rama dhe Damian Gjiknuri kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me kandidatët për deputet në Qarkun e Vlorës.

Ish ministri i  skandaleve Damian Gjiknuri po drejton fushatën e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës, u shpreh se ky qytet do të vrapojë me forcë dhe energji të reja nga Partia Socialiste.

Gjiknuri është një nga ish ministrat e qeverisë Rama i dyshuar për afera korruptive ku në lojë kanë qenë shuma marramendësë. Gjiknuri është nje nga të akuzuarit për megaferën e abuzimit të parave. Por sot ai ka harruar skandalet dhe ka dalë me premtime të mëdha për të ndryshuar Vlorën dhe rrethinat e saj.

“Krahasimi që bëri Kryeministri me skeletin dhe muskulin dhe  energjia e re që do japë maksimumin e saj në Vlorë, ky trup që do quhet skuadër.

Vlora nuk ndalet është kthyer në polin më të rëndësishëm të zhvillimit pas Tiranës.

Vlora i ofron gjithë bregdetit shqiptar atë që kanë kërkuar të gjithë.

Në po shkojmë drejt zgjedhjeve me realizime jo me llafe.

Vlora duhet të “vrapojë” ka motiv të fortë një ekip i cili do të na çojë në fitoren e zgjedhjeve .

Rama është kapiteni i të gjithë qarkut, unë jam me origjinë nga Vlora, të gjithë na kanë thënë drejtues për tu përshëndetur”, u shpreh Gjiknuri 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat