Rama shtyu gazetaren, reagon Unioni i Gazetarëve: Rast i paprecedentë, përbën akt të dhunshëm e aspak etik

Shqipëria

Rama shtyu gazetaren, reagon Unioni i Gazetarëve: Rast i paprecedentë, përbën akt të dhunshëm e aspak etik

Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:35
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një dalje për mediat sot, është përpjekur të shtyjë gazetaren Edona Haklaj pasi kjo e fundit nuk kishte vendosur një maskë.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar së fundmi edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, të cilët e konsiderojnë si rast të paprecendetë dhe të dhunshëm.

Ata kanë shfaqur protestën e tyre ndaj këtyre gjesteve, aq më pak që vijnë nga kryeministri në një periudhë fushate elektorale.

“Një gjest i tillë prej Kryeministrit të vendit përbën në vetvete një akt të dhunshëm dhe aspak etik. Ditë më parë prepotenca verbale e kryeministrit Rama u ekspozua edhe në komunikimin me reporteren Ambrozia Meta, ndërsa zhvillonte një tjetër konferencë për shtyp me gazetarët.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë proteston ndaj gjesteve dhe akteve të tilla, aq më tepër që vijnë prej kryeministrit të vendit dhe në pikun e fushatës elektorale ku siç po vërrejmë me shqetësim, skena politike dhe elektorale po tensionohet skajshmërisht. Akte të tilla, reagimet e ngutshme politike si dhe avokatitë e ekzagjeruara nga subjekte dhe protagonistë politikë ndaj raportimeve të mediave dhe gazetarëve, fatkeqësisht po rikthejnë kuotën tronditëse të politizimit të medias dhe të shtyrjes më tej të ndarjeve të reporterëve dhe mediave në “pro dhe kundër” palëve elektorale”, shkruhet në reagim ndër të tjera.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat