Tiranë/ Një grua bie nga pallati, një biçiklist përplaset nga makina në të njëjtën rrugë

Shqipëria

Tiranë/ Një grua bie nga pallati, një biçiklist përplaset nga makina në të njëjtën rrugë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një grua ka rënë nga pallati, por pas ndihmës mjekësore, mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ndodhi në rrugë "Mine Peza", ku u regjistrua edhe një aksident. Një 73-vjeçar me biçikletë u përplas nga një makinë. Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 16.03.2021, rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, një shtetase ende e paidentifkuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me datë 16.03.2021, në rrugën "Mine Peza" mjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin R. S., 73 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat