Ekzekutimi i ‘Mond Çekiçit’/ Autorët e pa maskuar i ndërprenë rrugën, u panë nga shoferi i 40-vjeçarit

Shqipëria

Ekzekutimi i ‘Mond Çekiçit’/ Autorët e pa maskuar i ndërprenë rrugën, u panë nga shoferi i 40-vjeçarit

Më: 20 mars 2021 Në ora: 10:23
Edmond Koçi

Ekzekutohet me armë zjarri Edmond Koçi, anëtar i bandës së Lul Berishës në Durrës, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, pranë Drejtorisë Arsimore.

“Report Tv” bën të ditur se autorët kanë qenë të pamaskuar dhe janë parë nga shoferi i 40-vjeçari. Mësohet se “Mond Çekiçi”, po udhëtonte me mjetin e tij, kur një makinë i ka ndërprerë rrugën.

Në këto momente ka dalë shoferi i 40-vjeçarit për t’u sqaruar se çfarë kishte ndodhur dhe në atë momente një person nga mjeti tjetër ka qëlluar me breshëri në drejtim të “Mond Çekiçit”.

Pak kilometra nga vendi i ngjarjes, në fshatin Sukth është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përkiste autorëve. Nga sa raportohet, kjo makinë kishte targa të vjedhura në Tiranë. Pista kryesore e hetimeve është e kaluara e 40-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat