“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Ja shuma që do të paguajnë qytetarët për problematikat në hartimin e kontratave koncesnionare

Shqipëria

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Ja shuma që do të paguajnë qytetarët për problematikat në hartimin e kontratave koncesnionare

Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:11
Lulzim Basha

Kur na ndajnë 31 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Basha, ka renditur sipas tij, një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama, në këto 8 vite qeverisje.

Përmes një video në “Instastory”, lideri demokrat ngre pyetjen, se sa është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncensionare, në rastet ku sipas tij, shteti ka marrë përsipër riskun financiar? Përgjigja sipas kryedemokratit është 240 milionë euro.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

31 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cila është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncensionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar? Përgjigja 240 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat