Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje: Dëmi i parashikuar shkon deri në 3 milionë lekë të reja

Shqipëria

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje: Dëmi i parashikuar shkon deri në 3 milionë lekë të reja

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:38
Erion Veliaj dhe Grida Duma

Kandidatja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, ka paditur sot në Gjykatën Penale kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë në një deklaratë jashtë gjykatës, Duma tha se e ka paditur Veliajn për shpifje dhe sipas saj dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.

“Dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Në varësi të vendimit të gjykatës, unë deklaroj se ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër.

Ajo që duhet të përmendim qartë dhe pastër është se drejtësia është më e rëndësishmja sot për të rindërtuar Shqipërinë”, u shpreh Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat