Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale, KQZ shkresë Ramës, partive politike dhe ODIHR

Shqipëria

Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale, KQZ shkresë Ramës, partive politike dhe ODIHR

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:28
KQZ

Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale.

Nga nesër nis zyrtarisht fushata elektorale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve iu është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama, të gjitha partive politike në vend dhe OSBE-ODIHR.

“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor”, thekson KQZ.

Në shkresë, KQZ iu drejtohet partive politike, duke iu thënë se e kanë të ndaluar të përdorin burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore, dhe duke i paralajmëruar se nëse nuk zbatojnë kërkesat e KQZ, do të përballen me gjoba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat