Minatori plagoset rëndë në minierën e Bulqizës! Momentet kur qytetarët e mbajnë drejt helikopterit e në mes të dëborës

Shqipëria

Minatori plagoset rëndë në minierën e Bulqizës! Momentet kur qytetarët e mbajnë drejt helikopterit e në mes të dëborës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:52
Pamjet Momentet kur qytetarët e mbajnë drejt helikopterit e në mes të dëborës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një minierë në Bulqizë, ku është plagosur një minator.

31-vjeçari ndodhej në nivelin e 8 në sektorin e Qafës së Buallit,  teksa punonte si fadromist është shembur një pjesë e armaturës.

Aksidenti është pikasur nga minatorët e tjerë të cilët ndodheshin në afërsi të frontit të punës ku po punonte ai.

Ata kanë mundur ta nxjerrin nga inertet e kromit duke e dërguar atë drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë.

Burime pranë spitalit Bulqizë bëjnë me dije se minatori kishte dëmtime në shtyllën kurrizore. Kjo i ka detyruar ata ta dërgojnë me urgjencë me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet rreth aksidentit të rëndë në minierë.

Qytetarët e zonës janë mbledhur për ta dërguar drejt helikopterit.

Nuk është hera e parë që ndodhin aksidente në minierë, për shkak të kushteve të këqija në të cilat minatorët punojnë.

Bulqizë/ informacion paraprak

Me datë 24.03.2021, rreth orës 11.05, në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi E. B., 31 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat