Ndalojnë punimet në spitalin e Laçit, asnjë objekt nuk ka përfunduar

Shqipëria

Ndalojnë punimet në spitalin e Laçit, asnjë objekt nuk ka përfunduar

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:53
Laç

Kurbini është një prej zonave ku banorët ankohen se procesi i rindërtimi po ecën me ritme të ngadalta! Asnjë objekt nuk ka përfunduar, ndërsa spitali është ende në themele.

Këto janë pamjet brenda kantierit ku po ndërtohet spitali i ri i qytetit të Laçit.

Prej disa ditësh asnjë punëtor apo makineri, nuk punon.

Në nisjen e punimeve më 16 Shkurt përfaqësuesit e qeverisë thanë se spitali që do t’i shërbejë rreth 70 mijë banorëve do të jetë gati për 4 muaj.

“Afati i punimeve është 4 muaj,” tha Manastirliu në 16 shkurt 2021.

Por duke parë ritmin e punimeve banorët e Kurbinit janë mosbesues.

“S’ka për të përfunduar as për një vit, jo për 3 muaj,” thotë banori.

Rrugë të prishura, gropa të hapura për ndërtime dhe pluhur është panorama që të shoqëron në gjithë qytetin e Laçit.

Banoret thonë se procesi i rindërtimit nga tërmeti ka ngelur në vend numëro.

“Kanë ardhur 10 mjete këtu,” thotë banori.

“Në 25 prill janë votimet prandaj kanë ardhur,” thotë një banor tjetër.

13 pallate, 524 apartamente, 309 banesa individuale, spitali, kopsht e çerdhe, janë parashikuar të ndërtohen në bashkinë Kurbin, që ishte një nga zonat më të prekura  nga tërmeti i Nëntorit 2019, por deri më tani asnjë nuk ka përfunduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat