Zjarri te qendra tregtare, i afërmi i 33-vjeçarit të zhdukur futet në magazinë dhe nuk pranon të dalë

Shqipëria

Zjarri te qendra tregtare, i afërmi i 33-vjeçarit të zhdukur futet në magazinë dhe nuk pranon të dalë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili shpëtoi të gjithë punonjësit nga zjarri që përfshiu magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, ndërsa nuk mundi dot të dilte vetë.

Ndonëse prej dy ditësh vijojnë kërkimet nga zjarrfikësit e kryeqytetit, të Rinasit, të Kamëz dhe të ushtrisë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga shefi i sigurisë së kësaj godine.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se këtë mbrëmje, ekipi i shpëtimit iu ka thënë familjarëve të 33-vjeçarit të zhdukur se do të kërkojnë brenda magazinës me duar nëpër mbetjet e djegura, dhe për këtë arsye, kanë kërkuar që të futet brenda edhe një prej familjarëve, që të shohë nëse ka ndonjë gjë identifikuese, që të mund të identifikojë të zhdukurin.

Por, pas disa kërkimeve pa rezultat, punonjësit zjarrfikës kanë dalë të gjithë jashtë, ndërsa i afërmi i 33-vjeçar nuk ka pranuar të dalë dhe ndodhet brenda magazinës prej një ore.

Familjarët, të cilët vijojnë të presin me makth në vendngjarje, iu kërkojnë punonjësve zjarrfikës që të futen brenda ta nxjerrin, por ata nuk pranojnë. Kjo ka bërë që të nisin konfrontimet mes familjarëve të të zhdukurit dhe ekipeve të shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat