Punonin në zonën turistike të qytetit/ Shqiptarët ‘mbushin’ Venezian me kokainë, 13 të arrestuar

Shqipëria

Punonin në zonën turistike të qytetit/ Shqiptarët ‘mbushin’ Venezian me kokainë, 13 të arrestuar

Më: 30 mars 2021 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Autoritetet e Antimafies dhe të Antidrogës italiane kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fontego”.

Si rrjedhojë e operacionit në fjalë, është shkatërruar një grupim kriminal i trafikut të kokainës, i përbërë nga shqiptarët, shkruajnë mediat italiane.

Karabinierët kanë vënë në pranga 13 shqiptarë. Trafikantët shqiptarë vepronin në qendrën historike të Venezias duke shfrytëzuar punësimin e tyre si punëtorë të thjeshtë për të lëvizur të pashqetësuar në kanalin e qytetit historik.

Sipas policisë italiane, grupi ishte i mirëorganizuar dhe funksiononte sipas një sistemi piramidal. Kokaina shpërndahej në varkat e vogla, në apartamente të ndryshme, në motorë, automjete etj.

Operacioni “Fontego” çoi në sekuestrimin e 3 kg kokainë e 1 kg e gjysmë marijuanë. Mediat italiane shkruajnë se besohet se ky grup arrinte që të “mbushte” qytetin me kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat