Tronditëse! Hidhet nga kati i 3-të i banesës një grua, gjen vdekjen në vend

Shqipëria

Tronditëse! Hidhet nga kati i 3-të i banesës një grua, gjen vdekjen në vend

Më: 30 mars 2021 Në ora: 20:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-te i banesës ku jetonte. 

Policia njofton se viktima është një grua 58-vjeçare, me inicialet S.P., e cila ka ndërruar jetë në vend.

"Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat