Albana Vokshi takon nënë Humen: Vajza i humbi jetën nga sëmundja e rëndë dhe rrit mbesën e vetme

Shqipëria

Albana Vokshi takon nënë Humen: Vajza i humbi jetën nga sëmundja e rëndë dhe rrit mbesën e vetme

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:49
Albana Vokshi

Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Albana Vokshi, ka sjellë historinë tragjike të nënë Humes, e cila ka humbur vajzën nga një sëmundje e rëndë.

Vokshi thekson se nënë Humja rrit mbesën e vetme, duke shtuar se qeveria ka braktisur për tetë vjet personat që janë më të pamundurit e shoqërisë.

Postimi i Albana Vokshit:

Qeveria ka braktisur më të pamundurit, me probleme sociale, ndërkohë që shton pasuritë e veta.

Si historia e nënë Humes e cila prej 5 vitesh rrit mbesën jetime pasi vajza i humbi jetën nga një sëmundje e rëndë. Dhe nuk merr pension për mbesën e mbetur pa nënë.

Ose invalidi Bardhyl Cara, në familje vetë i katërt, me një nënë pensioniste dhe një djalë  të sëmurë i cili nuk  është i aftë për punë por qeveria ia ka  hequr ndihmën.

Por mbas 25 prillit nuk do të ketë vend për diskriminime.

Qeveria e Bashës do e rrisë ndihmën ekonomike dhe të invaliditetit , dhe do e vendosë shtetin në shërbim të njerëzve.

Në 25 prill #voto9 #shqipëriafiton ?✌???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat