Albcontroll, tenderat me flamur të kuq, mbi 1 mld lekë të dhëna pa garë, asnjë hetim nga prokuroria

Shqipëria

Albcontroll, tenderat me flamur të kuq, mbi 1 mld lekë të dhëna pa garë, asnjë hetim nga prokuroria

Më: 8 prill 2021 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Në vetëm 1 vit, Albcontroll ka regjistruar të paktën 5 tendera të konsideruar problematik prej organizatave që verifikojnë tenderat e zhvilluara nga institucionet shtetërore.

Sipas Open Data janë më shumë se një miliardë lekë të cilat janë dhënë ose pa garë dhe ose në mungesë të kritereve të mirëpërcaktuara të konkurrencës së ndershme.

Ndaj dhe kjo organizatë i ka shenjuar me flamur të kuq të 5 rastet.

Bëhet fjalë për mbështetjen operacionale për fillimin e operimeve në aeroportin e kukësit.

Vlera e përfituar nga kompania fituese shkon në 25 milionë lekë.

Për shpenzimet e sigurimit për automjeteve të realizuar në shkurt të vitit 2021 vlera ka shkuar në 2 900 mijë lekë. Sërish edhe këtu ekspertët kanë ndezur alarmin e kuq.

Në shpenzime të dyshimta është konsideruar dhe viti 2020. Kështu shpenzime për mirëmbajtjen e sistemeve financa, prokurimi, buxheti dhe etiket janë paguar 24 milionë e 980 mijë lekë. Sërish Open Data ka ngritur shqetësimin për procedurat e realizuara.

Edhe në blerjen e pjesëve të kombimit dhe rinovimit të licensave me vlerë rreth 45 milionë lekë open data ngre sinjalizimin me flamur të kuq ashtu dhe për shpenzime mirëmbajtje në qershor të vitit 2020 me vlerë. 6. 666 mijë lekë.

Pavarësisht kësaj apo dhe tenderave të tjerë të denoncuar në media asnjë nga drejtuesit e albcontroll nuk është përballur me drejtësinë apo asnjë nga prokurimeve nuk është verifikuar nga prokuria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat