Basha në Peshkopi: Ata që e morën peng Shqipërinë janë një pakicë që i kanë orët e numëruara

Shqipëria

Basha në Peshkopi: Ata që e morën peng Shqipërinë janë një pakicë që i kanë orët e numëruara

Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:07
Basha në Peshkopi

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në qytetin e Peshkopisë ku është pritur nga mbështetësit e PD-së me brohoritje.

Basha është ndalur në lagje të ndryshme të kësaj zonë duke përshëndetur qytetarët të cilët e shoqëronin me thirrjet, “Fitore”, Rama ik”…

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se vendi ka kaluar “një dimër 8-vjeçar” të mbushur me padrejtësi, ekonomi dhe arsim të shkatërruar.

Ai gjithashtu theksoi se në 25 prill do të vijë ndryshimi i shumëpritur për të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

“Kanë kaluar 8 vite të vështira, një dimër 8 vjeçar i mbushur me vuajtje , padrejtësi me një ekonomi të shkatërruar nga kryeministri në ikje.Sot jemi mbledhur për të ardhmen e vendit, sepse ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë, Dibrën ekonominë, arsimin…janë një pakicë që i kanë orët dhe ditët e numëruara.

Le të bashkohemi si në këtë shesh kudo…Le të jemi në korrierët e ndryshimit që po vjen për shqiptarët. Jeni ju, demokratë e socialistë të bërë bashkë kundër terrorit të qeverisë. Do të nisim me rihapjen e filialit të Universitetit këtu, do ta kthejmë arsimin dhe të ardhmen”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat