Basha krah Xhelal Mziut në Maqellarë: Ftoj dibranët t’i bashkohen ndryshimit

Shqipëria

Basha krah Xhelal Mziut në Maqellarë: Ftoj dibranët t’i bashkohen ndryshimit

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:24
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në Maqellarë ku u takua me qytetarë të shumtë. Basha tha se nuk ka parë kurrë Maqellarën me këtë entuziazëm ndërsa shtoi se kjo frymë duhet dërguar deri në fshatin më të largët.

Krah drejtuesit politik të PD në Dibër Xhelal Mziu, Basha u takua edhe me disa përfaqësues të bizneseve ku deklaroi se ndryshimi po afron dhe qytetarët duhet të durojë edhe dy javë.

“Falëminderit vëllezër dhe motra. Kurrë nuk e kam parë Maqellarën kaq plot. Kjo është nuk thjesht takim mes nesh, por ftesë ndaj çdo dibrani për t’ju bashkuar ndryshimit me 25 prill. Për t’ju bashkuar Partisë Demokratike dhe Aleancës për ndryshim.  Ta çojmë derë më derë, familje më familje tek të gjitha ata që vite me radhë e humbën besimin tek vetja e tyre, por kësaj qeverie dhe kryeministri i themi se ora e ndryshimit po ofron”, tha Basha.

Kryedemokrati është takuar edhe me sipërmarrës në Maqellarë.

“Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, edhe dy javë edhe do të sjellim ndryshimin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat