Procedohet në gjendje të lirë 28 vjecari, valëviti flamurin e një partie tjetër gjatë aktivitetit elektoral

Shqipëria

Procedohet në gjendje të lirë 28 vjecari, valëviti flamurin e një partie tjetër gjatë aktivitetit elektoral

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar do të procedohet në gjendje të lirë pasi ka ngritur një dron që mbante flamurin me siglën e një partie tjetër gjatë aktivitetit elektoral të një tjetër subjekti politik.

Ngjarja ka ndodhur me datën 9 në qytetin e Bajram Currit.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. G., 28 vjeç,  banues në Tropojë, për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin  e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”,  pasi më datë 09.04.2021, gjatë zhvillimit të aktivitetit elektoral të një subjekti politik, në qytetin e Bajram-Currit, ka ngritur një dron i cili mbante një flamur me siglën e një subjekti tjetër politik.

Materialet u referuan në Prokurorinë  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat