Milva Ekonomi sfidon fort demokratët në Durrës. Ja pikat e forta ku mazhoranca mbështetet për fitoren e zgjedhjeve

Shqipëria

Milva Ekonomi sfidon fort demokratët në Durrës. Ja pikat e forta ku mazhoranca mbështetet për fitoren e zgjedhjeve

Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:20
Milva Ekonomi

Numri 1 i PS në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi ka sfiduar demokratët duke treguar pikat e forta ku mazhoranca mbështetet për fitoren.

Ekonomi: Kur lëviz në territor shikon nga afër gjërat që mbartin njerëzit. Në fakt, PS e qarkut të Durrësit që është e organizuar edhe sipas bashkive, përveç kësaj ka dhe një organizim kapilar që është organizata e partisë dhe gjatë këtyre katër viteve është punuar me patronazhime për të kuptuar ku është lista e atyre që janë ndjekës të partisë dhe të informuar për risitë që ka pasur qeverisja në këto vite. Unë dua të tregoj që ka një terren të përgatitur, takimet në zonë janë me individë që kanë përfituar në reforma të ndryshme që ka marrë qeveria.

Ekonomi ka theksuar procesin e rindërtimit dhe të vaksinimit që ndikojnë shumë për të kthyer jetën e njerëzve në normalitet.

Ekonomi: Në Durrës, padurimi është pjesë e qenies njerëzore. Edhe kur u diskutua , u diskutua një prioritet radhësh që kishte të bënte me struktura që i shërbejnë komunitetit dhe strehimi. Ajo që bëri qeveria shqiptare është që vendosi një parim. Parimi ishte të ndërtosh përsëri me kushte më të mira dhe ndërkohë të bënte të gjithë këtë procesin transparent sepse kishe shumë donator që të ndihmonin me para.

Është dhe vaksinimi që shkëput zinxhirin e infeksioneve. Tregon që PS dhe Edi Rama e kanë të rëndësishme jetën e njerëzve. Është më e rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat