Masat e reja në Kosovë, ja sa automjete kanë kaluar sot nga Vërmica në Shqipëri

Shqipëria

Masat e reja në Kosovë, ja sa automjete kanë kaluar sot nga Vërmica në Shqipëri

Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:34
Kufiri Kosovë - Shqipëri

Brenda dy ditëve në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 15 mijë automjete me udhëtarë që zgjodhën të kalojnë ditët e pushimit në Shqipëri. Qytetarët thonë se arsyeja kryesore janë masat e reja të vëna nga qeveria e Kosovës e që nuk u pëlqyen atyre.

Vazhdon të jetë i lartë fluksi i udhëtarëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë në pikën kufitare të Vërmicës.

Udhëtarët nuk e fshehin arsyen e rrugëtimit për në territorin e Shqipërisë këto ditë pushimi pavarësisht numrit të lartë të infektimeve me koronavirus.

“Na kanë mbyll në Kosovë, po dalim andej pak”, tha një qytetar.

“Albin Kurti na i ka mshel krejt lokalet, po shkojmë në Shqipëri me pi kafe”, tha një qytetar tjetër.

Në orët e paradites së ditës së shtunë në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan tetë mijë vetura ndërsa për dy ditët e kaluara kjo shifër i kalon 15 mijë automjete motorike që bën kolona kilometërshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat