Kush është nusja që vrau vjehrrën, ajo e fshehu për 6 orë krimin

Shqipëria

Kush është nusja që vrau vjehrrën, ajo e fshehu për 6 orë krimin

Më: 11 prill 2021 Në ora: 13:12
Ilustrim

Identifikohen autorja dhe viktima e krimit në Maqellarë të Dibrës, ku nusja vrau me thikë vjehrrën e moshuar. Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë.

Ndërkohë autorja është Miranda Markja, 44 vjeç, ndërsa viktima, Nazmije Markja, 74.

Mësohet se për 6 orë nusja ka fshehur krimin, ndërsa ngjarja u zbulua nga bashkëshorti i saj. Ka qenë ky i fundit ai që njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Mësohet se vjehrra kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtje ndaj nuses dhe sipas banorëve konfliktet kanë qenë të hershme.

Debati mes tyre degradoi derisa Miranda e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i pajetë u gjet nga djali i viktimës 6 orë pas ngjarjes. Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve të mitur. Mësohet se nusja ia ka ngulur fillimisht në fyt thikën vjehrrës. Më pas ia ka ngulur edhe dy herë në bark e kraharor, duke i marrë jetën.

Sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur.

Image
Miranda Markja
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat