Mediu nga Levani: Më 25 Prill ti japim fund pandemisë së krimit e shkatërrimit ekonomik

Shqipëria

Mediu nga Levani: Më 25 Prill ti japim fund pandemisë së krimit e shkatërrimit ekonomik

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:47
Fatmir Mediu

Kreu i PR-së, njëkohësisht kandidati me numrin 7 në listën e Tiranës të Koalicionit ‘Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim’, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim në Levan të Fierit.

Gjatë takimit, Mediu ka bërë thirrje për të votuar opozitën dhe kandidatin e Partisë Republikane në këtë qark, Ferdinand Çobo.

Fatmir Mediu: A është kjo Shqipëria që duam ne? Zgjedhjet e 25 Prillit më shumë se partitë politike, të shikoni interesat tuaja. Vetëm, sëbashku me një qëllim dhe një vendim që në datën 25 Prill, ditën me rëndësi kombëtare, ti japim fund një qeverisje të korruptuar e cila ka zënë rrugën tonë për të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona, të Levanit, të Fierit dhe mbarë Shqipërisë.

Ne nuk mund të lëmë as jetën, as lirinë tonë, as të ardhmen tonë peng të një regjimi të korruptuar, të drejtuar nga Edi Rama, të një njeriu që për 8 vjet vetëm u tall me shqiptarët, të një njeriu që për 8 vjet mashtroi shqiptarët, të njeriut që për 8 vjet inkriminoi Shqipërinë dhe e ktheu në qendrën e trafikut të drogës, dhe po kz njeri mbas 8 vjetësh kërkon një mandat të tretë, se ma ka ndërprerë mandatin tërmeti, thotë, , pastaj ma ka ndërprerë pandemia thotë. Pandemi më të rëndë se regjimi i korruptuar dhe i inkriminuar i Edi Ramës, Shqipëria as ka parë dhe as nuk do të shohë ndonjëherë.

Prandaj është shumë e rëndësishme që në 25 Prill ti japim fund kësaj pandemie të krimit dhe shkatërrimit ekonomik. Unë mendoj që Aleanca për Ndryshim, Partia Demokratike, të gjithë ne, kemi në thelb një program që lidhet me rolin tonë si qytetarë, si njerëz në radhë të parë, për të garantuar nëpërmjet punës dinjitetin tonë, për të garantuar nëpërmjet punës të ardhmen tonë, në familje dhe në shoqëri.

E dyta, për të mbështetur familjet, për të mbështetur sektorin e bujqësisë, për të mbështetur arsimin dhe edukimin, për të vazhduar pastaj me sektorin shëndetësor.

Taksat e ulëta, janë të rëndësishme për ekonominë dhe punësimin, taksat që ju vendos Edi Rama gjithësecilit nga ju, që merr nga rroga, që merr nga biznesi, duke menduar se mund ti përdorë më mirë se ju”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat