“Parku i Besimit” i lënë në harresë / Ambasada e SHBA-së, shënjestron Erion Veliajn si person që nuk mban premtimet

Shqipëria

“Parku i Besimit” i lënë në harresë / Ambasada e SHBA-së, shënjestron Erion Veliajn si person që nuk mban premtimet

Më: 11 prill 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Ambasada e SHBA ka shënjestruar kryebashkiakun Erion Veliaj si një person që nuk mban premtimit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ambasada ka shpërndarë investigimin e emisionit ’31 minuta’ në Radio Televizioni Shqiptar ku flitet për projektin ‘Parku i Besimit’ që u premtua nga Veliaj 6 vite më parë por që nuk u realizua asnjëherë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënjestruar kryebashkiakun Erion Veliaj, si një person që nuk i mban premtimet.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook Ambasada ka shpërndarë kronikën investiguese të emisionit ’31 minuta’ në Radio Televizioni Shqiptar, të cilin dhe e mbështet, ku flitet për një projekt të premtuar nga Veliaj gjashtë vite më parë.

Bëhet fjalë për vitin 2015, kur studioja qeveritare Atelier Albania zhvilloi një konkurs për të ashtuquajturin Parku i Besimit.

Ideja themelore e tij ishte rikonceptimi i hapësirës publike të Tiranës në formën e një rrjete me pemë që do të kishte në qendër Piramidën. 

Bashkia e Tiranës e ndërmori hapin e parë duke i kërkuar Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për të zhvilluar një konkurs me idetë më të mira të këtij parku.

Vetëm për organizimin e këtij konkursi, Agjencia harxhoi rreth 67 milionë lekë dhe më pas projekti iu dorëzua Veliajt për ta realizuar.

Projekti në fjalë përfshinte bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” me hapësirat e saj përreth dhe Piramidën.

Ideja fituese kishte përfshirë Piramidën, Lulishten “Ismail Qemali”, “3 vëllezërit Frashëri”, hapësirën midis “Dajtit” dhe Katedrales, Prakun Rinia dhe atë Fan Noli pranë Parlamentit për t’i kthyer në parqe besimi.

Por, sot 6 vite më pas, përvecc fondit të shpenzuar prej 67 milionë lekësh për konkursin, nuk ka mbetur asnjë gjurmë tjetër e projektit Parku i Besimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat