Vaksinimi lejohet gjatë Ramazanit/ Ahmed Kalaja shuan dyshimin e besimtarëve për vaksinat anti covid

Shqipëria

Vaksinimi lejohet gjatë Ramazanit/ Ahmed Kalaja shuan dyshimin e besimtarëve për vaksinat anti covid

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Nga dita e nesërme, të martën e 13 prillit fillon muaji i madh i Ramazanit ku besimtarët mysliman agjërojnë për 30 ditë në respekt të Zotit dhe në përpjekje për të përfituar nga të mirat e mëdha që ka ky muaj.

Për to, hoxha e xhamisë Dine Hoxha në kryeqytet, Ahmed Kalaja na sqaron më tepër. Gjithashtu ky muaj konsiderohet si edhe zbritja e librit të shenjtë të Kuranit në tokë.

Por për të dytin vit radhazi ky muaj i madh për besimtarë mysliman koincidon me pandeminë globale, por nëse në këtë vit masat janë më të liruara, dyzimi i besimtarëve mbetet vaksina anti-Covid, nëse ajo e prish apo jo agjërimin gjatë kësaj periudhe.

Kalaja: Ne e kemi sqaruar që nuk prishet nga agjërimi se nuk konsiderohet ushqyese e si pasojë nuk e prish agjërimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat