Jorida Tabaku: Im vëlla s’ka lidhje me Rinasin! Ja e vërteta e Vilës në Lalëz

Shqipëria

Jorida Tabaku: Im vëlla s’ka lidhje me Rinasin! Ja e vërteta e Vilës në Lalëz

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:51
Jorida Tabaku

Kandidatja e Partisë Demokratike, e ftuar në “Top Talk” foli për akuzat e së majtës ndaj saj dhe vëllait të saj, për dy çështje të shumëpërfolura.

Akuzave se vëllai është përfshirë në vjedhjen e bujshme në aeroportin e Rinasit, Jorida Tabaku i përgjigjet: “Kushdo që ka folur po përballet sot me drejtësinë. Vëllai im punon në një institucion totalisht tjetër, që nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Rinas. Drejtësia është duke hetuar, besoj se do të ketë përgjigje shumë shpejt”.

Ndërkohë kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë ka një përgjigje edhe ndaj pretendimeve se ka në pronësi një vilë në zonën  e Gjirit të Lalëzit, të blerë nëpërmjet korrupsionit. “Unë kam 12 vite e angazhuar në politikë, kam qenë në administratë publike dhe kushdo mund të kishte hetuar. Askush nuk e blen dot të shkuarën. Gjithkush ka dy modele, modeli që përbalt tjetrin dhe njëkohësisht modeli që flet me fakte dhe argumente. Unë çdo gjë e kam transparente, vij nga dy familje, të cilat janë familje të mëdha qytetare të Tiranës. E kanë krijuar mundësinë të punoj dhe jetoj mirë, çdo gjë është e hapur”.

Edhe në këtë rast, Tabaku sqaron se do të përgjigjet drejtësia. “Nga akuzat e drejtpërdrejta që unë i kam bërë përpiqet që të hedhë baltë, do të përballet me drejtësinë. Çdo gjë në karrierën time është transparente. Unë as nuk kam krijuar historinë që shes fiq, çdo gjë është e deklaruar. Familja ime ka pasur vila që në 1939, kur ato që hedhin baltë sot mbi mua, nuk dihet se ku jetonin”. E gjitha, sipas saj, është një fushatë që ta intimidojë në punën që bën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat