“NATO nuk e fal”/ Frrok Çupi tregon datën: Ja kur do të arrestohet Ilir Meta

Shqipëria

“NATO nuk e fal”/ Frrok Çupi tregon datën: Ja kur do të arrestohet Ilir Meta

Më: 12 prill 2021 Në ora: 21:56
Analisti Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar në emisionin OPEN në Top Channel se më 26 prill pritet arrestimi i presidentit Ilir Meta.

Sipas Çupit presidenti do të arrestohet nga NATO, pasi la të kuptohet se ka gisht në atë që ka ndodhur në Rinas.

Duke komentuar përplasjet e forta të presidentit me kryeministrin në Vlorë, Çupi tha se Meta është në krizë mentale dhe ligjore, pasi ka tejkaluar çdo kufi.

“Nuk është krizë politike kjo e Ramës dhe Metës. Është një krizë personale e Ilir Metës. Është krizë mes Ilirit dhe ligjit. Është një krizë e shtuar mes Ilirit dhe NATO-s. Ndodhet me gisht të vënë prej fuqive të mëdha. Tashmë është në krizë mentale. Ka tejkaluar çdo kufi. Ka shkelur kushtetutën, ka fyer njerëzit, ka shtyrë. LSI ka vdekur. Nuk fiton LSI në Vlorë. Në Vlorë, Edi Ramën e shohin si Zot. Ilir Meta është tip matrapazi. Shkon dhe bën presion, mos i lëshon Rama diçka. Mund të lëshojë që t’i dalë në krah me një proces gjyqësor. Ilir Meta mund të vihet në pranga sapo të vijë data 26. Forcat e NATO-s nuk mund të falin.”, tha Çupi në OPEN.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat