Skënderi zbulon shqetësimin e PS dhe PD: Tmerrohen nga hyrja e alternativave në Parlament

Shqipëria

Skënderi zbulon shqetësimin e PS dhe PD: Tmerrohen nga hyrja e alternativave në Parlament

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:28
Arben Skënderi

Kandidatit për deputet nga radhët e Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, tha se partitë kryesore janë shkaku dhe pasoja e gjendjes ku ndodhet Shqipëria sot.

“Të gjithë po flasin për ndryshimin e sistemit,  të gjithë e përdorin, por si fillon ndryshimi i sistemit? Janë po të njëjtit njerëz. Janë po të njëjtët që janë edhe shkaku edhe pasoja, por duan të jenë edhe zgjidhje? Është e pamundur.”, tha ai.

I pranishëm në studion e “Ilva Now”, z. Skënderi tha se hyrja e partive të reja në Parlament i tmerron partitë tradicionale.

“Vetëm po u futën personalitet të një natyre tjetër në parlament, nga tribuna kryesore, aty mund të fillojë lobimi. Frika që mund të hyjnë alternativa në Parlament, i tmerron. Kjo është çështja”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat