Haçkaj: Kartat ID janë të vjedhura, çfarë sigurie kemi ne që nuk votohet në emrin tonë?

Shqipëria

Haçkaj: Kartat ID janë të vjedhura, çfarë sigurie kemi ne që nuk votohet në emrin tonë?

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:56
Florian Haçkaj

Në Tempora, Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë u shpreh se kartat ID janë të vjedhura sot dhe mund të keqpërdoren.

Haçkaj: Unë shoh që kartat ID janë të vjedhura sot dhe mund të keqpërdoren. Çfarë sigurie kemi ne që nuk votohet në emrin tonë. Unë njoh persona që s’kanë votuar fare. Është rreziku që këto karta mund të riprodhohen dhe mund të votohet.

Kam njerëz që janë socialistë të betuar dhe i kanë marrë në telefon për kartat për 20-30 persona. Me këtë lloj skandali që doli sot këta i kontrollojnë njerëzit përmes këtyre patronazhuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat