Deklarata shokuese e Ramës: Kur isha adoleshent, Mimi Kodheli ishte aq kinge sa që më krijonte fantazira…

Shqipëria

Deklarata shokuese e Ramës: Kur isha adoleshent, Mimi Kodheli ishte aq kinge sa që më krijonte fantazira…

Më: 16 prill 2021 Në ora: 13:55
Mimi Kodheli, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit që zhvilloi me gra dhe vajza në Tiranë, ka folur edhe për njohjen e hershme me ish-ministren Mimi Kodheli të cilën në fakt e ka vendosur në një vend jo fitues (nr.21), në listën për kandidatë deputetësh në kryeqytet.

Me këtë rast Rama tregoi se ishte i vogël, kur Mimi shkonte tek shtëpia e tyre bashkë me prindërit e saj dhe e përshkroi atë si një vajzë kinge, e cila i ngjallte fantazi, kurse ai çfarë nuk bënte që ti binte në sy.

‘Me Mimin kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve dhe unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë bashkë me Mimin.

Ajo ishte një super kinge me flokë të gjatë, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.

Ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte, unë dilja poshtë dhe gjuaja për të treguar sa i zoti isha për të bërë kosha.

Por deri këtu, asgjë më tepër. Më pas u takuam pas shumë vitesh dhe Mimi punonte në sektorin bankar. Ajo erdhi të punonte me ne më pas. S’po jua tregoj pjesën tjetër të historisë sepse tani e dini’, - tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat