Biznesmeni që ju vendos tritoli në banesë është vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Shqipëria

Biznesmeni që ju vendos tritoli në banesë është vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:19
Shpëtim Ndreca

Shpëtim Ndreca, biznesmenit të ndërtimit që ju vendos një sasi tritoli në ambjentet e shtëpisë së tij në Mamurras, rezulton të jetë vëllai i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Bib Ndreca.

Që prej muajit shkurt 2021 Bib Ndreca është larguar nga sistemi i Drejtësisë, pasi Vettingu vendosi shkarkimin e tij.

Ngjarja e vendosjes së tritolit ka ndodhur në Mamurras, dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerës. “Ora News”, mëson se Shpëtim Ndreca është një biznesmen në zonën e Kurbinit pasi administron kompaninë “NDRECA – SH & P” SHPK, ku dikur ka qënë aksioner dhe gjyqtari Bib Ndreca.

Njëherësh Shpëtim Nderca, është aksioner dhe tek kompania tjetër e quajtur “NDRECA SH KOMPANI”.
Deri në këtë fazë të hetimit, policia është duke kryer verifikime në dy pista, atë të biznesit dhe pistën tjetër të kërcënimeve që mund të vijnë për shkak të punës së vëllait të tij, Bib Ndreca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat