Brataj apelon për kujdes: Ka pasur raste riinfektimi edhe pas dozës së parë të vaksinës

Shqipëria

Brataj apelon për kujdes: Ka pasur raste riinfektimi edhe pas dozës së parë të vaksinës

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:46
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka kërkuar kujdes nga të gjithë të injektuarit ndaj vaksinës anti-COVID. Me anë të një postimi në Facebook, Brataj është shprehur se ka pasur raste të riinfektimit, edhe pasi është marrë doza e parë e vaksinës. 

Brataj sqaron se antitrupat kundër koronavirusit fillojnë të formohen në javën e dytë pas injektimit të vaksinës.

“Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore,”-shkruan Brataj.

POSTIMI I PLOTË:

KUJDES! Që nga fillimi i vaksinimit ka pasur jo pak raste infektimi me SarsCov2 edhe në ato raste kur është marë doza e parë e vaksinës. Nuk është vaksina që shkakton sëmundjen e Covid-19, por infektimi me SarsCov2. Specifikoj se ka pasur raste për të gjitha llojet e vaksinave që janë soministruar në Shqipëri! Antitrupat kundër SarsCov2 fillojnë në javën e dytë pas injektimit të vaksinës. Po ashtu përgjigja imunitare pas dozës së parë nuk është e lartë që të na mbrojë nga infektimi, por sidomos nga format e rënda. Antitrupat fillojnë të prodhohen në nivele të larta pas 7-10 ditësh nga marja e dozës së dytë. Vërtet që vaksina ul infeksionin dhe rastet e rënda por nëse infektohemi në periudhën midis dozës së parë dhe të dytë rreziku është i lartë. Ne mund të infektohemi dhe të shfaqim sëmundjen e Covid-19 me të gjitha format e sajë, të lehta, të mesme dhe të rënda. Respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm, sidomos në këtë periudhë tranzitore. Edhe pak durim, derisa të fitojmë këtë betejë të fundit me virusin. Jeta është pasuria më e madhe që kemi, prandaj ne duhet ta ruajmë atë!

Deri më tani në vendin tonë prej disa javësh ka nisur vaksinimi masiv. Që prej fillimit të injektimit janë kryer në total 304,498 doza të vaksinës ndaj COVID-19, duke zbritur në fashën e moshës “+60”. Ndërkohë që ka përfunduar imunizimi i bluzave të bardha, ndërsa vijon për mësuesit, pedagogët, efektivët e Policisë dhe gazetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat