Kryemadhi: LSI i ka prishur planet partive të mëdha, duan ta ndajnë pushtetin secila 4 vite

Shqipëria

Kryemadhi: LSI i ka prishur planet partive të mëdha, duan ta ndajnë pushtetin secila 4 vite

Më: 16 prill 2021 Në ora: 21:05
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka qëndruar deklaratës së saj të bërë kohë më parë që do të marrë të paktën 34 mandate.

Në një intervistë të zhvilluar mbrëmjen e sotme me gazetarin e Fax News Rezart Xhaxhiun pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ajo ka folur edhe rreth raportin të partive të tjera me LSI-në.

Pjesë nga intervista:

34 mandate? Do marrim minimumi 34 mandate. Ajo që dua të theksoj, numrat tashmë janë kthyer si numra bingoje, pra që bëhet lojë numrash. Është e rëndësishme të orientojmë qytetarët të votojnë. Një pjesmarrje e madhe e tyre në votime do të mundësojnë një ndryshim.

Si do i fitoni votat e qytetarëve? Në këto katër vitet e fundit ne shkatëruam shtresën e mesme. Nuk ka më shtresë të mesme, vetëm shtresë të varfër. Pedagogu, biznesmeni, 90% e shqipërisë është e varfër. Sot është e varfër pjesa më e madhe e qytetarëve. Ka taksa më të larta, fatura më të shtrenjta. Mosbesimi ka ardhur nga indiferenca e qytetarëve. Duke mos votuar ne e fuqizojmë më shumë këtë arrogancë. Duke shkuar për të votuar dhe duke e ndëshkuar me votë do vijë ndryshimi. Një intelektual, një avokat apo nënpunës duhet të shkojë të votojë sepse e ndjen sot që nuk është problemi vetëm te paga, por te arsimi dhe shëndetësia. Edhe ata pak njerëz që na kanë mbetur po largohen.

Parashikimi? Ndjej jo vetëm ndryshimin dhe përmbysje të këtij sistemi, por dhe një energji pozitive. Ma tha një gazetare vajzë, po të ketë gazetari në Shqipëri… Nëse në takimet e Ramës shikojmë administratë të intimiduar, te takimet e tua shikojmë dashurinë e njerëzve.  Mua nuk më motivon as Ilir Meta, as Petrit Vasili, por më motivojnë fëmijët si Odri. Votuesi i LSI është i paparashikueshëm dhe është guerrils. Unë theksoj që sondazhet e 10 ditëve të fundit janë sondazhe gjobash. Mjafton të shikoni faturat financiare që paguhen pas tyre dhe do kuptosh çfarë janë këto sondazhe.

Pse nuk jeni pëlqyer nga të mëdhenjtë asnjëherë? Sepse kemi prishur terezinë. Kemi prishur status quone, 4 vjet njëri, 4 vjet tjetri. Vetë LSI ka nevojë për një përmbysje të brendshme për të sjellë figura të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat