Basha nga Shijaku: Pas 25 prillit, ata që fshihen skutave i pret burgu

Shqipëria

Basha nga Shijaku: Pas 25 prillit, ata që fshihen skutave i pret burgu

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:00
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha paralajmëroi se ata që abuzojnë me fondet e rindërtimit do të përfundojnë në burg.

Drejtësia, sipas Bashës, do të vihet pas 25 prillit, kur PD të fitojë zgjedhjet.

Nga Shijaku, lideri i opozitës tha se për Edi Ramën ka ardhur fundi.

“Bashkë për ndryshim. Jemi këtu në Shijakun e demokracisë. Faleminderit të gjithëve që jeni energjia për shpresën, bashkimin dhe ndryshimin më datë 25 prill. Kanë qenë tetë vite rrenash, abuzimesh, arrogance dhe tallje me ju. Në ditën më të vështirë, braktisi qytetarët. Është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit, në kurriz të familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Pas 25 prillit, ata që fshihen nëpër skuta të qyteteve, i pret drejtësia, i pret burgu. Shijakasit dhe durrsakët do i japin Ramës ujë në bisht të lugës. Edhe katër vjet të tjera do ishin rrënim total i Shijakut, Durrësit e Shqipërisë. Votoni numrin 9, për ndryshim. Kjo qendër fisnikësh, që ka bërë histori në themelimin e shtetit shqiptar, të ketë krenarinë e veçantë për historinë që kanë. Fëmijët tuaj nuk do të largohet më nga Shijaku. Kjo sepse qeveria e ardhme do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Të gjithë bashkë për ndryshim, të largojmë Ramën. Edi Rama, koha jote ka mbaruar, koha e premtimeve tuaja kanë mbaruar, prandaj nuk do ketë katër vjet të tjera, as katër orë nuk i duron dot Shqipëria. Bashkë për ndryshim. Ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Shqipërisë do i hapen negociatat, duke votuar numrin 9. Bashkë për ndryshim, Shijaku fiton, Shqipëria fiton.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat