Vetura merr përpara disa makina, shoqërohen në polici drejtuesit e mjeteve

Shqipëria

Vetura merr përpara disa makina, shoqërohen në polici drejtuesit e mjeteve

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në superstradën Milot – Lezhë.

Një automjet tip Mercedez Benz teksa lëvizte me shpejtësi ka tentuar të kryeje një parakalim e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa automjete të tjerë që ishin të parkuar para një lokali.

Njoftimi i Policisë Lezhë:

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ” Audi” me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.

Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat