Qëllohet me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë, një i plagosur

Shqipëria

Qëllohet me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë, një i plagosur

Më: 19 prill 2021 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në drejtim të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur. Shtetasi Bledar Okshtuni është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës.

Ai është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat