Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ish efektiv i RENEA-s

Shqipëria

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ish efektiv i RENEA-s

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ora News mëson se autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit është një ish polic i RENEA-s, i identifikuar si Arbër Paplekaj nga Tropoja I cili është vetëdorëzuar.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi sot rreth orës 14: 20 minuta në lagjen 5 Maj në Elbasan.

Paplekaj kishte dy vite që ishte larguar nga policia.

Ishte i angazhuar me Gazmend Bardhin gjatë fushatë elektorale. Eshte vetëdorëzuar dhe po jep deklaratat. Eshte shoqëruar edhe Gazmend Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat