Ndjesa e Mziut/ Yuri Kim: Më vjen mirë, dhuna nuk duhet justifikuar

Shqipëria

Ndjesa e Mziut/ Yuri Kim: Më vjen mirë, dhuna nuk duhet justifikuar

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:13
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me deklaratën e kandidatit të PD-së për deputet, Xhelal Mziu.

Kim ka mbështetur ndjesën që bëri Mziu.

“Më vjen mirë që shoh një ndjesë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet.

Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë. Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve.

Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë këtë Shqipërinë larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë”, shkruan ambasadorja Kim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat