Mosparaqitja e komisionerit në një nga QV në Elbasan, reagon LSI

Shqipëria

Mosparaqitja e komisionerit në një nga QV në Elbasan, reagon LSI

Më: 25 prill 2021 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Më herët u raportua se në Qendrën e Votimit numër 2351, KZAZ numër 50 në Elbasan ende nuk ka nisur procesi i votimit, e shkak për të është bërë ndërrimi i komisionerëve pasi mungonte një prej tyre, që i përket LSI.

Lidhur me këtë njoftim, ka ardhur një reagim nga LSI. Ata thonë se në 13 qendrat e votimit në 4 KZAZ-të e Elbasanit, komisonerët e tyre janë paraqitur, por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin, pasi sipas njoftimit, ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Duke marrë shkas nga disa lajme për komisionerët e LSI në Elbasan, sqarojmë se janë në total 13 qendra votimi në të 4 KZAZ-të e Elbasanit.

Komisionerët e LSI janë në qendrat votimit por po presin t’iu çojë KZAZ emërimin sepse ende nuk iu kanë dërguar vendimin siç kanë bërë për PS dhe PD”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat