Probleme me pajisjet elektronike, në dy Qendra Votimi në Lezhë nuk ka nisur procesi i votimit

Shqipëria

Probleme me pajisjet elektronike, në dy Qendra Votimi në Lezhë nuk ka nisur procesi i votimit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Procesi i votimit në Lezhë vijon normalisht, përveç dy Qendrave të Votimit.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se në Qendrat e Votimit 695 në Fishtë dhe 748 Shënkoll në Lezhë, nuk ka nisur procesi i votimit.

Shkak është bërë problematika me pajisjet elektronike.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ende një zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat