Qëndrimi i Presidentit? Abilekaj: Meta, Basha dhe Kryemadhi duhet të japin dorëheqjen

Shqipëria

Qëndrimi i Presidentit? Abilekaj: Meta, Basha dhe Kryemadhi duhet të japin dorëheqjen

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:26
Enton Abilekaj

Analisti Enton Abilekaj duke komentuar deklaratën e presidentit Meta mbi zgjedhjet e 25 prillit deklaroi se ai duhej të kishte dhënë dorëheqjen, duke i kujtuar kreut të shtetit qëndrimin e mbajtur para 25 prillit.

"Me certifikimin e rezultateve mendoj se të gjithë duhet të marrin dhe të shpallin vendimet e tyre. Deri në shtator kur mabron mandati kushtetues i këtij Parlamenti, e fillon mandati tjetër. Besoj se edhe me shpalljen zyrtare të rezultateve unë besoj se nuk ka pse të humbet kohë, edhe mazhoranca do të gjejë mjetin ligjore që këtë Parlament të vetëshpërndahet e thirret Parlamenti ri. Me cerfitikimin e rezultateve edhe presidenti duhet të marrë vendimet e vete. Edhe kryeministri edhe dy kryetarët e partive opozitare. Rezultati dihet se vetëm certifikimi ka mbetur, deri në shtator nuk ka kohë që të jepet mandati i kryeministrit e duhet ta japë presidenti. Nëse presidenti do të japë dorëheqjen atëherë duhet ta japë sa më shpejt”, tha Abilekaj.

Më tej ai shtoi se “nëse zoti Meta nuk jep dorëheqjen duhet të shpjegojë se çfarë nënkuptonte me ato që deklaroi para zgjedhjeve, se ato janë deklarata shqetësuese për votuesit.

Nëse thuhet se ai do të japë dorëheqjen nëse merr Rama mandatin, atëherë kjo duhet të reflektohet sepse votuesi ka marrë një vendim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat