Demalia: Populli votoi për banditët dhe jo për të rinjtë, Meta të mbajë fjalën

Shqipëria

Demalia: Populli votoi për banditët dhe jo për të rinjtë, Meta të mbajë fjalën

Më: 28 prill 2021 Në ora: 23:45
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese doli Partia Socialiste.

Në një intervistë për Ora Neëws, me Matilda Mcinin, Demalia u shpreh se shqiptarët votuan për banditët dhe jo për të rinjtët.

“Rama kishte 60 bashki, kishte mbështejen e oligarkëve. Është e rëndë për politikën shqiptare që një vagabond si Tom Doshi, merr mandate. Populli votoi për bandidtët dhe jo për të rinjtë Është e tmerrshme që Tom Doshi të regjistrohet në figurat kryesore politike kryesore në politike. Kështu e kanë ushqyer partitë polittike politike. Tom Doshi ka filluar me Partinë Demokrarike e më pas pasi fuqizohet dhe përdoret si banditë."

Më tej ai thekson se në Shqipëri nuk ka instotucione drejtësie, duke shtuar se në vendin tonë nuk mund të flitet për demokraci.

“Të vetmit kampionë janë këta horra të politikës që janë pasuruar mbi këtë politikë dhe nuk bëhen transparent. Nuk ka institucione drejtësie, vetëm për demokraci nuk bëhet fjalë në Shqipëri. “

Zgjedhjet/ Pëllumbi: PS ishte përgatitur prej një viti, ja pse votat dolën të pavlefshme

Bashkëpunimi Bashën? Salianji: Rama e bën për të larguar vëmendjen. Nishani priste që PD të rrëshkasë

Më tej ai ka komentuar dhe lajmin se PS do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke shtuar se ky I fundit duhet të japë dorëheqjen.

“Presidenti Meta duhet t’I qëndrojë fjalës që tha, që para zgjedhjeve tha se do të japë dorëheqjen nëse PS merr pushtetin. Politikanët shqiptarë duhet ti japin fund karagjozllikut, politikanët shqiptarë nuk mbajnë fjalën. Njerëzit janë të ftohur dhe kanë një neveri nga cilado bandë politike. Të gjithë kanë bashkëpunuar për të ngritur këtë drejtim politike të rrënimit të Shipërisë dhe demokracisë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat