Kryemadhi refuzoi listën me PD, gazetari: Skema që e linte PS-në me 70 mandate

Shqipëria

Kryemadhi refuzoi listën me PD, gazetari: Skema që e linte PS-në me 70 mandate

Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:14
Monika Kryemadhi

Partia Demokratike e ka pranuar humbjen dhe tashmë po ndjek një proces me dy faza. Atë të denoncimeve për rastet ku thuhet se janë bërë krime zgjedhore apo shkelje si atë të bërjes së një analize të thellë për taktikat e gabuara që mund të jenë zgjedhur.

Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, gazetari Juxhin Mustafaraj tregoi sesi pikërisht këto taktika të gabuara dhe hapësira që ju dha aleatëve mund të ketë ndikuar në humbjen e thellë të opozitës.

Gazetari bën një analizë për katër qarqe, Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat, që sipas llogaritjeve të tij nëse opozita do të kishte “luajtur” më mirë mund të kishte pasur katër mandatet më shumë.

 pyetur nëse ka pasur shkëmbime mesazhesh mes LSI dhe PD ditëve të fundit për të gjetur në mënyrë të përbashkët arsyet e humbjes, Muftafaraj tha se komunikime mes dy selive nuk ka pasur.

“Ishte mundësia që secili prej kandidatëve të grumbullonte vota për opozitën. Kryemadhi ka kërkuar një numër të madh mandatesh, pastaj u kalua në një ofertë të dytë, qarqe si Gjirokastra, Dibra, Kukësi, por nuk pati dakordësi.”

Skema:

Berati

Siç u shpreh gazetari, në këtë qark forcat opozitare nuk u bashkuan dhe kjo i siguroi PS-së një rezultat historik. Nëse PD do të ishte në një liste me LSI, mandatet nga 5 me 2, do të ndaheshin në 4 me 3.

PD dhe LSI së bashku do të kishin siguruar 31,432 vota dhe PS-së do t’i duheshin edhe 10,032 vota për të marrë mandatin e pestë.

PS, për të marrë mandatin e pestë do t’i duheshin 10, 032 vota, një shumë e madhe.

Durrësi

Nëse PD dhe LSI do të garonin me një listë, totali i votave të tyre bëhej 72,911 dhe PS-së do t’i duheshin edhe 6403 vota për të marrë mandatin e tetë.

Pra nga 8 me 6, ndarja e mandateve bëhej 7 me 7 dhe PS-së i digjej kështu mandati i Edi Ramës

Vlorë

Në Vlorë, LSI nuk pranoi të garonte me një listë me PD pasi pretendonte të fitonte votën e majtë.

Por, nëse do të ishte bashkuar me PD, totali i votave do të ishte 38,330 dhe PS-së do t’i duheshin 2305 vota për të marrë mandatin e tetë.

Ndarja bëhej nga 8 me 4 në 7 me 5 dhe sërish bëhet fjalë për mandatin e Edi Ramës.

Gjirokastër

PD dhe LSI bashkë merrnin 19,794 vota dhe PS-së do t’i duheshin edhe 5,084 vota për të marrë mandatin e tretë.

Ndarja bëhej nga 3 me 2 në 2me 2 mandate.

Po ashtu, sipas llogaritjeve të bëra nga Juxhin Mustafaraj rezulton se nëse PD dhe LSI do të ishin bashkuar në Shkodër, do t’i merrnin një mandat Tom Doshit në këtë qark. Për 200 vota, PSD ka marrë mandatin e dytë.

Si përfundim ndarja e mandateve në rang vendi do të ishte: PD 68 mandate, PSD 2 mandate dhe PS, 70 mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat