E rëndë! Djali dhunon barbarisht nënën me mjete mprehëse, përfundon në spital 63-vjeçarja

Shqipëria

E rëndë! Djali dhunon barbarisht nënën me mjete mprehëse, përfundon në spital 63-vjeçarja

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë ku një 63 vjeçare është dhunuar dhe sulmuar me mjete mprerëse në kokë nga djali i saj.

Policia njofton se 63 vjeçarja është dërguar për ndihmë në spital, ndërsa mësohet se ibiri vuan nga probleme të shëndetit mendor.

"Rreth orës 21:10, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse.", njofton policia.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat