Meta: Kosova meriton liberalizimin e vizave, e ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve

Shqipëria

Meta: Kosova meriton liberalizimin e vizave, e ardhmja e Ballkanit nuk është ndryshimi i kufijve

Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:40
Borut Pahor dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga fokusi i diskutimit të tij me homologun slloven, Borut Pahor.

Meta thekson se qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave dhe se të njëjtin qëndrimin i ka shprehur edhe presidenti slloven.

Kreu i shtetit thekson se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.

E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur”, shkruan Presidenti Meta në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat