Fevziu zbulon historinë: Lulzim Bashën e kam pasur nxënës, njëherë doja ta nxirrja jashtë

Shqipëria

Fevziu zbulon historinë: Lulzim Bashën e kam pasur nxënës, njëherë doja ta nxirrja jashtë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:09
Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu në një rrëfim ndryshe ka zbuluar një episod të hershëm me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

I ftuar në News 24, Fevziu tha se Bashën e ka pasur nxënës, në gjimnazin “Sami Frashëri”. Ai tha se ka dhënë disa orë mësimi kur bënte stazhin si mësues.

“Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të” tha ai.

Ndërkohë, presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat