Bujar Nishani: Mbetem bashkëpunëtor i Berishës, për Bashën nuk shoh më mundësi, por PD-së i duhet ndryshim total

Shqipëria

Bujar Nishani: Mbetem bashkëpunëtor i Berishës, për Bashën nuk shoh më mundësi, por PD-së i duhet ndryshim total

Më: 10 maj 2021 Në ora: 22:07
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i ftuar në  News24 ka arsyetuar se pse Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen dhe synimet e ‘’Grupit për PD’’.

Nishani e pranon se dorëheqja e Bashës nuk zgjidh gjithçka, por sipas tij në PD duhet një ndryshim total përmbajtësir dhe formal nisur nga disa hapar politikë.

Ai thekson se dhe ai vetë ishte i etur për ndryshim, dhe besonte se do të vinte në zgjedhjet e 25 prillit, por Nishani deklaron se ajo ditë ishte një dështim elektoral për PD.

Më tej ai kërkon që zgjidhja për humbjet rresht të PD të kërkohet tashmë brenda partisë dhe jo jashtë saj.

‘’S’kam debat me askërkënd brenda PD  apo jashtë sa i përket raporteve personale. Nuk është dhe ajo që e parashtruar më parë, nuk është kryqëzatë kundër kryetarit të PD. S’po e them ndoshta, është cështje parimore, shqetësimi im është PD. PD përbëhet nga institucione dhe njerëz. Ata e  vendosin në lëvizje PD, marrin përsipër mandatet, gëzojnë të drejtat dhe duhet të marrin ëprgjegjësitë.

Nuk kam asnjë shqetësim. Problemi sot për PD nuk është se kam qenë në 91 nëntoger apo toger. 23 vjeç kam qenë në atë kohë, sapo dola nga bankat e shkollës. Problemi është se në 2021 PD s’mund të ketë fytyrën e Jemin Gjanës. Ne a do të shkojmë në 2025 me imazhin e Jeminit, unë mendoj që jo. Shqetësimi im është që pas 25 prillit kishte krijuar një pritshmëri të madhe, dhe brenda votuesit e PD për një ndryshim që edhe unë i etur që do të kishte ndryshim. Rezultoi dështim politik dhe elektoral. Ka nevojë për reflektim, për të mos mbetur peng. Ajo që unë në gjykimin tim besimin tim, në po e quaj vizionin tim si qytetar, por dhe pjesëe  PD është që zgjidhja mbetet tek PD. S’mund ta kërkojmë jashtë saj.

PD s’mund të shkojë në zgjedhjet e 2025 me performancën, organizimin, vizionin, me strukturën, me lidershipin, me raportin që ka sot me qytetarin shqiptar. I duhet si mekanizmi i vetëm për ta rrëzuar qeverisjen e Ramës, i duhet ndryshim total, përmbajtësor dhe formal. Dhe fillohet me disa hapa politikë.

Dhe hapi i parë, si kulturë europiane është marrje përgjegjësie nga lideri. Nuk zgjidh gjithçka, por ka brenda simbolikën, por hap rrugë që PD të ringrihet në shumë dimensione. Këtë përfytyroj dhe ndjej.

E kam thënë gjithmonë, kur futet njeriu në politikë futet dhe me objektiva në karrierë. Karriera në politikë ëshët si në çdo profesion. Politikën e konceptoj si profesion. Në politikë karriera e shoqëron njeriun. Në rrugëtimin e karrierës politike kam arritur majën e karrierës, kur arrin Presidentin. S’kam pasur asnjëherë, dhe s’kam ambicie për karrige. E kam pasur shumë më të madhe se ajo që ka deputeti dhe Basha. Kur ka ardhur momenti, jam larguar me dinjitet. Çështja është parimore.’’- tha Nishani.

 Ndër të tjera Nishani deklaroi se është ende bashkëpuntor i Berishës, por për Bashën nuk sheh më mundësi në PD.

Nishani thotë se PD rrezikon të mbetet një opozitë formale dhe ët zhbëhet si alternativë qeverisëse.

Ai thotë se Berisha dikur e ka dhënë shembullin e largimit pas humbjes, ndërkohë që thekson se PD duhet të ndryshojë kurs për të bindur jo 600 mijë shqiptarë si në zgjedhjet e 25 prillit, por 1 milion shqiptarë.

”Unë mendoj se në demokraci funksionale, duhet të ekzistojnë dy apo tre alternative, po marr minimumin, një që ka pushtetin, dhe tjetra që e konkurron, i bën oponencën, qofshin ideologjike dhe programore. Në ekzistencën e alternativave, PD le të themi është alternativa qeverisëse. Kur ka një rrezik të madh që kjo të zhbëhet si alternativë qeverisëse, të mbetet thjesht një opozitë formale, atëhere përgjegjësia është e gjithë atyre njerëzve që janë pjesë, kanë invetuar, kanë marrë privilegje dhe kanë disa parime. E di që politika është lojë, bëhet me kulisa. Unë vazhdoj të besoj që ka disa kode, ka një kornizë. Atë që përmenda, edhe karriera dhe suksesi ka qenë brenda kësaj kornize. Kështu që juve përmendët deklaratat e Berishës, mbetem bashkëpuntor i Berishës. E ka dhënë shembullin. Që ai që humb zgjedhjet largohet. Ka pasur edhe më parë, kur kryetarë të opozitës kanë humbur dhe nuk largohen. Por është hera e parë që humb dy herë zgjedhjet parlamentare dhe dy herë lokalet. Në analizën time ka përgjegjësi të madhe në artin e menaxhimit dhe lidershipit tek Basha. I mungon aftësia për ta çuar drejt fitores. Nuk shoh më mundësi për Bashën për ta çuar PD drejt fitores, që pëlqehet dhe besohet, jo nga 500 apo 600 mijë, por 1 milion shqiptar. Besoj se arrihet, por me artikulim tjetër, me gjeneratën e re, me lidership të ri, ku gjenerata e re të jetë rresht i parë.  ”- tha Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat