“Janë trajnuar për të qenë të gatshëm për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi”, Ambasada Amerikane jep informacionin e rëndësishëm

Shqipëria

“Janë trajnuar për të qenë të gatshëm për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi”, Ambasada Amerikane jep informacionin e rëndësishëm

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:59
Polumbarët e Ushtrisë Amerikane dhe Forcave Detare Shqiptare kanë zhvilluar ushtrime stërvitore

Ambasada amerikane ka bërë me dije se polumbarët e Ushtrisë Amerikane dhe Forcave Detare Shqiptare kanë zhvilluar ushtrime stërvitore në Bazën Detare të Pasha Limanit në Vlorës.

“Polumbarët e Ushtrisë Amerikane dhe Forcave Detare Shqiptare zhvilluan së fundmi ushtrime stërvitore gjatë operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Bazën Detare të Pasha Limanit në Vlorës, Shqipëri.

DEFENDER-Europe 21 është krijuar për t'u siguruar që forcat amerikane dhe forcat pjesëmarrëse të NATO-s të jenë trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi nga çdo drejtim. #Defender21”, thuhet në njoftimin e ambasadës .

Pamjet:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat