Mbi 650 mijë vaksinime të kryera, Manastirliu: Pa u ndalur drejt objektivit tonë 1 milionë

Shqipëria

Mbi 650 mijë vaksinime të kryera, Manastirliu: Pa u ndalur drejt objektivit tonë 1 milionë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Deri më tani janë kryer mbi 650 mijë vaksinime në kuadër të vaksinimit masiv anticovid në vend.

Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, synimi është të arrihet shifra 1 milionë të imunizuar në vend.

“Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 650 mijë vaksinime. Vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë të 1 MILION vaksinimeve” shkruan Manastirliu.

Dita e sotme ka shënuar 49 raste të reja ditore me COVID dhe janë shëruar 983 të prekur. Aktualisht ka 84 të shtruar në spitale dhe ka ndërruar jetë një person.

Deri më tani janë realizuar  671,495 testime në total dhe kanë rezultuar 131,939 raste pozitive, ku prej tyre 7,407 janë aktive. fatmirësisht janë shëruar 122,105 të prekur me covid dhe kanë ndërruar jetë 2,427 qytetarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat