Vrasja te "5 Maji", arrest me burg për Marius Demën

Shqipëria

Vrasja te "5 Maji", arrest me burg për Marius Demën

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:06
Pamje nga seanca

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për Marjus Demën, i akuzuar për vrasjen e Mehmet Qemës në lagjen "5 Maji" në kryeqytet mbrëmjen e 10 majit.

Shtetasi Marius Dema akuzohet për "Vrasje me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje."

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "Arrest shtëpie" për Frenkli Myftari dhe Xhuliano të pranishëm në vendin e ngjarjes. Ndërsa për  shtetasit Erlin Përka dhe Blerim Hoti Gjykata vendosi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje."

Gjatë seancës së sotme në Gjykatë Marius Dema ka shpërthyer në lot dhe ka thënë :"Vrava vëllanë tim."

Mehmet Qema mbeti i vrarë më 10 maj në lagjen "5 Maji" në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat