U akuzua rëndë nga ish-bashkëshorti i saj, reagon gruaja dhe e nxjerr ‘blof’: Ai tentoi të më mbyste në gjumë!

Shqipëria

U akuzua rëndë nga ish-bashkëshorti i saj, reagon gruaja dhe e nxjerr ‘blof’: Ai tentoi të më mbyste në gjumë!

Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:45
Majlinda Doko

Një muaj më parë shtetasi Aleko Doko denoncoi publikisht djalin dhe ish-bashkëshorten e tij, Ai e akuzoi djalin për ushtrim dhune, ndërsa për ish-bashkëshorten tha se ajo është larguar drejt SHBA-së sëbashku me një deputet.

Mirëpo sot e akuzuara Majlinda Doko, nga Amerika ka dhënë një intervistë për FaxNews, përmes së cilës e nxjerr ‘blof’ ish-bashkëshortin e saj. Ajo deklaroi se është ndarë nga bashkëshorti i saj për shkak të dhunës 25-vjeçare të ushtruar gjatë martesës.

Majlinda shprehet se në datën 12 Gusht ish-burri tentoi ta mbyste në gjumë dhe ka qenë vajza ajo e cila e ka shpëtuar duke telefonuar policinë.

“Unë jam dhunuar për 25 vjet nga ai njeri. Djali aktualisht po vuan një dhunë fizike dhe një dhunë psikologjike nga babai i tij. Dhuna psikologjike e ka çuar djalin drejt vetëvrasjes. Djali im është një djalë ekselent. Goca ime që ai pretendon se nuk e di ku e ka, është ekselente dhe me studime në Hungari. Edhe djali është shembullor. Atë njeri e falenderoj vetëm për fëmijët. Më ka marrë 16-vjeçe dhe më ka dhunuar për 25-vjet resht. Kam ndenjur me të vetëm që fëmijët e mi mos të ndjenin mungesën e babit.

Arsyeja pse u ndamë ka qenë dhuna. Ka qenë data 12 ose 13 Gusht, kur do përcillja vajzën për në Hungari, dhe zotëria zgjohet në dy të natës dhe kishte hipur mbi mua me gju dhe tentoi të më mbyste. Kur goca u zgjua për të shkuar për në banjë më pa që po tentonte të më mbyste dhe ka telefonuar policinë. Në polici ai ka shumë njerëz dhe të plotfuqishmin e zonës e ka mik të ngushtë.

Ka thënë se iku në Amerikë me një deputet dhe e ndihmuar prej tij, kjo është një gënjeshtër.

Unë kam ikur me dokumente të rregullta dhe Ambasada Amerikane ma dha menjëherë vizën pasi unë kam qenë me biznes dhe një taksapaguese e rregullt.

Djali im sa herë ikën në punë gjen makinën e policisë në lagje. Po bën të njëjtat presione ndaj djalit siç po bënte me mua.”, u shpreh ajo.

Mirëpo ja çfarë deklaronte ish-bashkëshorti i Majlindës, Aleko Doko në një intervistë të dhënë për FaxNews në 11 Prill 2021.

Intervista:

Si lindi problematika? 11 mars 2019 jemi divorcuar. Gjatë gjithë kohës kam emigruar dhe kur kthehesha nuk gjeja ngrohtësi familjare dhe shumë herë nuk e gjeja në shtëpi. Nuk jipte llogari për asgjë. Duke e pyetur se ku ndodhej, vendosi ajo dhe u divorcuam. Unë respektova të gjitha rregullat. Kemi dy fëmijë. Djali këtu, vajza nuk kam dijeni.

Dënimi me 3 muaj? Unë jam ndodhur në proces divorci. Në padijeninë time është dhënë një vendim pa më njoftuar. Seanca është bërë pa praninë time. Nuk kam qenë asnjëherë i njoftuar dhe është vendosur.

Ku jetoni? Unë këtu jetoj në Tiranë. Ajo nuk e di. Se kam idenë. Jo nuk jemi takuar kurrë. Unë shikoj punën dhe hallin tim. Nuk e di fare ku pretendon se e kam dhunuar. Dua të coj drejtësinë deri në fund. Kam avokatin tim, dua ta çoj deri ne fund. Dua të zbardh të drejtën time.

Raporti me fëmijët? Jo të mira me djalin. Sepse ai ma mban banesën me forcë. Për momentin jetoj vetëm në Tiranë. Shtëpinë e ka zaptuar djali. Unë jetoj në një garazhd. Mund ta vërtetoj në çdo moment. Unë punoj në ndërtim. Më vjen keq unë e rrita ta kem shok në krah, ai vazhdimisht më ushtron dhunë fizike. Jam dhunuar disa herë. Më kërkoi lekë herën e fundit dhe kam arritur të marr policinë ne telefon. Më kane gjetur pa ndenja. Më ka ikur shikim sot e kësaj dite, jam me syze. E tërhoqa kallzimin sepse nuk i kam dashur kurrë te keqen. Dua vetëm të mirën e tij dhe të më lënë të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat