Policia blindon Elbasanin, shoqërohet një person, dyshohet si i implikuar në një vrasje

Shqipëria

Policia blindon Elbasanin, shoqërohet një person, dyshohet si i implikuar në një vrasje

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:53
Elbasan

Pas ngjarjeve të fundit kriminale, policia po organizon kontrolle në disa lagje të Elbasanit.

Mësohet se kontrollet janë përqendruar në lagjen “Skënderbej”, ku mbeti i vrarë pak kohë më parë Everest Çaka.

Policia ka shoqëruar një person që dyshohet se ka dijeni për vrasjen, ndërsa kontrollet vijojnë.

Ende nuk ka informacion zyrtar për aksionin policor.

Everest Çaka, 41 vjeç, u vra me 11 maj në Elbasan pasi u qëllua me armë teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten Silvana Çaka. Kjo e fundit mbeti e plagosur lehtë në dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat